Zjarr në Nartë, digjen disa dyqane, rrezikohen edhe banesa të tjera

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në qendër të Nartës në Vlorë. Mësohet se zjarri ka nisur në një lokal në Nartë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në lokalet ngjitur.  

Nga zjarri që po vijon të përhapet po rrezikohen edhe disa banesa, por shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tij.