Aksident në rrugën e Gjirit të Lalzit, makina përplaset me barrierat anësore të rrugës, lëndohet shoferi

Një aksident është regjistruar sot në rrugën e Gjirit të Lalzit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Siç shihet nga foto, një automjet thuajse është shkatërruar nga goditja me barrierat e anësore të rrugës. 

Njoftimi:

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat ansore të rrugës.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.