Hapi portal denigrues për kolegët/ 'Detyrim paraqitje' për ish-zyrtarin e AMP-së, Kushtrim Selimin

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim për paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për Kushtrim Selimin ish- zyrtarin e AMP, i cili së bashku me dy persona të tjerë kishin hapur një portal për të denigruar disa drejtues të policisë së shtetit.

Kjo masë sigurimi tashmë është ekzekutuar nga policia e Tiranës.

Ndërsa detyrim paraqitje është vendosur dhe për specialisten e AMP-së Regina Omeri dhe gazetarin Ervin Hasanaga.

Siç thuhet dhe në dosje, gazetari Ervis Hasanaga paguhej 600 euro në muaj nga shefi Kushtrim Selimi, i cili i dërgonte lajme me informacione të rreme për drejtorët e tij përmes koleges Regina Omeri.