Kërkuan regjistrimin e dy fëmijëve me të drejta mëmësie të barabartë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e çiftit të lesbikeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 09:17
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i lesbikeve që u martua pak kohë më parë në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
Ato kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.
Pavarësisht kërkesës së tyre, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën.
Gjykata tha se Kërkesa nuk është e bazuar në Kodin e Familjes.
