“Viktima” të firmës së drejtorëve 5D/ Banorët e pallatit kërkojnë heqjen e sekuestros së ndërtesës
Ky pallat që shikoni në këto pamje është një nga asetet e sekuestruara nga prokuroria e posaçme në kuadër të hetimit për të ashtuquajturën dosja e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës
Rezulton se është ndërtuar nga Vas Konstruksion e cila më pas ka ndryshuar emrin në 5D konstruksion.
SPAK thotë se sekuestrimi i këtij pallati është kryer në kuadër të hetimeve që po kryhen për dy ish drejtoret e bashkisë Tiranë Redi Molla dhe Mariglen Qato që de facto janë edhe pronarë të kompanisë 5D.
Po nga ana tjetër disa banorë qe jetojnë brenda këtij pallati kane paraqitur në SPAK një ankim ku kërkojë që te shfuqizojnë pjesërisht vendimin e shkalles së pare për asetet e 5 D konstruksion pasi ata vetë janë de facto pronar të disa apartamenteve dhe njësi tregtarë.
Sipas arsyetimit që Ora News e ka siguruar banoret thotë se hyrjet dhe njësite tregtare janë shitur me kontrate sipërmarrje tek firma 5D dhe praktikisht rezulton se pallati i sekuestruar është ndërruar me paratë e personave që kanë hyrjet.
Nga verifikimi rezulton se kompania ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare dhe në banka nuk rezulton qe te jenë ne gjendje të kompanisë.
Përveç kompanisë 5D e cila ka përfituar tendera të dyshuara korruptiv nga bashkia tiranë, SPAK në sekuestro ka përfshirë edhe Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, si dhe apartamente dhe tokë në pronësi të familjarëve të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.
