Dumanit nuk iu bë pritë në kuvend/ Krasniqi: Institucionet e drejtësisë duhet të mësohen me kritika
Rreth 100 pyetje për 4 orë, kritika por edhe akuza ndaj Altin Dumanit nga ana e deputetëve nuk janë pritë për kreun e SPAK, thotë Afrim Krasniqi.
Kreu i Institutit të Studimeve Politike që monitoron punën e kuvendit, SPAK duhet të mësohet edhe me kritika.
Angazhimi i deputetëve tek veprimtaria e Strukturës së Posaçme për Krasniqin nuk është aspak normale, pasi institucionet e tjera të drejtësisë sipas tij u shpërfillën pavarësisht rëndësisë së tyre të madhe në sistem.
Kritikat për drejtësinë nga ana e deputetit socialist Fatmir Xhafaj, njëherësh kreu I komisionit antikorrupsion për Afrim Krasniqin nuk ishin të duhurat.
Xhafaj sipas Krasniqit duhet të veprojë me ligje jo me fjalime.
Kreu i ISP vlerëson se ndaj SPAK gabimisht janë ngritur pritshmëri më të larta sesa kompetencat dhe mjetet që kjo strukturë ka në dorë.
