Pasioni i kthyer në biznes/ Historia e suksesit: Gazmir Veseli nga emigrimi, tek puna në servis

Ky është Gazmir Veseli ose siç e thërrasin ndryshe Gazi.

Që i vogël kishte pasion makinat e kështu me kalimin e viteve e ktheu në biznes.

30 vjeçari thotë se punoi disa vite në emigrim por u kthye në atdhe ku sot prej 6 vitesh ka hapur një servis në zonën e kafes së Rremes ku me të ardhurat mban familjen.

‘’Gati dy vjet e pak në Itali, më pas u ktheva.

Këtu kam gati 6 vjet e pak që punoj.

Në Itali kam punuar dy vjet të tjera.

Pastaj kam punu në Shqipëri në dy servise.

Më pas kam hapur biznesin tim''.

Thotë se ka një djalë të vogël dëshiron që t'ia mësojë zanatin.

‘’Unë kam një djalë që është i vogël dhe e marr këtu.

Gazi sot ka një mesazh për të gjithë që endrrat të mos i lënë në mes.

‘’Profesioni është diçka që nuk të lë kurrë mbrapa.

Zanati është diçka që nuk të lë kurrë pa bukë’’.

30 vjeçari është shembulli i një profesionisti që nuk u tremb nga sfidat dhe që e përdori pasionin për të ndërtuar diçka të qëndrueshme.