Beleri ''u lirua'' në samitin e NATO-s/ Mediat greke: Rama dhe Mitsotakis autorizuan ministrat e Jashtëm
Pavarësisht se dejtoria e burgjeve nuk ka dhënë ende asnjë vendim zyrtar për lejen ose jo të Fredi Belerit për tu betuar si eurodeputet të hënën në Strazburg, mdiat greke e kanë bërë fakt të kryer një gjë të tillë.
Sipas Protothemës, përpjekjet që Fredi Beleri të marrë një leje 5 ditore janë intensifikuar javët e fundit, ndërsa gjithçka është vulosur në samitin NATO-s në Uashington.
Në samit nuk ka pasur një takim të kryeministrit Edi Rama me homologun grek Qirjako Mitsotakis por të dy kryeministrat kanë autorizuar shefat e tyre të diplomacisë për negociata.
Mediat greke shkruajnë se dakordësia është arritur mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Giorgos Gerapetritis me homologun shqiptar Igli Hassani.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, mediat fqinje shkruajnë se të hënën e ardhshme, pak pas orës 12:30, Fredi Beleri do të bëjë deklaratën e tij të parë si eurodeputet i zgjedhur i dempokracisë së Re para kamerave të stacioneve televizive, në sallën e mbërritjeve të Aeroportit Ndërkombëtar në Athinë, përpara se të fluturojë për në Strasburg, ku do të betohet si eurodeputet dhe më pas do të votojë për Ursula von der Leyen për një mandat të dytë pesë-vjeçar në Komision.
Teksa Athina është e bindur se Beleri do të marrë pjesë në sesionin hapës në PE, drejtoria e burgjeve pritet të mblidhet sot në Tiranë për të vendosur për lejen dhe modalitetet e udhëtimit.
