EMRAT/ Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK lëshon tetë urdhër arreste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 09:40
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në lidhje me hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës.
Sipas asaj që raportojnë mediat mësohet se janë lëshuar urdhërarreste për: Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, E.H, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedja.
Të gjitha masat e sigurisë janë ‘arrest me burg’.
Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarreste edhe për disa shtetas të huaj.
Por mësohet se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri më tani.
