Shkollë e re në Kuçovë/ Manastirliu: Nisin punimet edhe në 40 të tjera

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, inspektoi perfudimin e punimeve në shkollën "Llazar Kuli", Kuçovë.

Në takimin e zhvilluar atje atjo theksoi se janë 120 nxënës dhe mësues që do të zhvillojnë mësim në kushtet e duhura

“Data 9 shtator do të jetë data kur fillon viti i ri shkollor dhe ku ne bëhemi gati që të gjithë këto shkolla tashmë të rehabilituara por edhe shkollat të cilat mirëmbahen, së bashku me bashkitë, të garantojnë që viti i ri shkollor të fillojë mbarë.

Me buxhetin 2024 po hapim 40 kantiere të reja në të gjithë vendin”

Edhe një herë ajo solli në vëmendje rritjen e pagave llogaritja për të cilat kanë nisur nga data 1 korrik

“Nga 1 korriku ne kemi filluar me rritjen e pagave dhe mësuesit do të ndjejnë në llogaritë e tyre të pagave nga muaji gusht rritjen e pagave mesatare për mësuesit që shkon 950 euro dhe jemi të bindur që jo vetëm mësuesit do të jenë edhe më të motivuar, por nga ana tjetër edhe cilësia e mësimdhënies rritet dhe më shumë të rinj do të duan të studiojnë në degët e mësuesisë, edhe falë pagave që janë rritur”

Ministrja e arsimit theksoi rëndësinë e laboratorëve, fokusimin në fushën informatike por edhe në kërkimin shkencor.