VIDEO/ Të tjera pamje nga sherri në Vlorë, i riu godet me skafandër efektivin e policisë

Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur në Vlorë, mes një grupi të rinjsh dhe efektivëve të policisë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:30 minuta në zonën e Lungomares.

Në video shihet se si një nga qytetarët qëllon me skafandrën e motorit një nga policët, ndërsa një tjetër e shtrin efektivin në tokë dhe e qëllon me grushta.

Dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave. 

Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë.

Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.