Hasani takon Blinken: Ripohojmë angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 20:58
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken gjatë samitit të NATO-s në Uashington.
Ai theksoi se ky takim ripohoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për një samit historik të NATO-s në Uashington DC, duke shënuar 75 vjetorin e Aleancës. Ky takim i rëndësishëm ripohoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale”, shkruan Hasani.