Protestuesit nga bulevardi para kryeministrisë i drejtohen bashkisë së Tiranës

Protestuesit në protestën e thirrur nga opozita janë zhvendosur nga bulevardi para kryeministrisë tek bashkia e Tiranës.

Sapo kryetari i PD-së, Berisha mbylli fjalën e tij, protestuesit u nisën drejt bashkisë së Tiranës.

Protestuesit hodhën bomba molotv drejt kryeministrisë.

Kujtojmë që opozita ka zhvilluar disa protesta më herët tek bashkia e Tiranës.