“Një ditë do të flas”, Xavi Simons: Ëndrrat do të bëhen realitet
Holanda shkoi një hap larg finales së Euro 2024, teksa “Tulipanët” u eliminuan në gjysmëfinale ndaj Anglisë.
Një nga protagonistët e skuadrës angleze në këtë kompeticion ishte Xavi Simons.
Fantazisti madje shënoi edhe në gjysmëfinale, por goli nuk mjaftoi.
Tashmë, Simons po mendon për sezonin e ardhshëm teksa 21-vjeçari pritet të ndryshojë ambient duke u kthyer te Paris Saint-Germain pas huazimit te Leipzig, ndërsa ka edhe një ofertë nga ish-klubi i tij i fëmijërisë, Barcelona.
“Njerëzit flasin dhe mund të thonë çfarë të duan, por unë i di mirë ëndrrat e mia dhe do të tentoj t’i bëj ato realitet.
Jam thjesht një djalosh me shumë ëndrra.
Largimi me polemika nga Barcelona te PSG?
Njerëzit kanë mendime të ndryshme për mua, por nuk do të tentoj t’i ndryshoj ato. Njerëzit flasin shumë dhe thonë të pavërteta, megjithatë një ditë edhe une do të flas të vërtetën time.
E rëndësishme është se ka shumë njerëz që më mbeshtesin”, u shpreh Simons.
