VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, Llapi mposhtet me 2 gola në duelin e Europa League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 22:46
Skuadra kosovare e Llapit, u mposht me rezultatin 2-0, në duelin e parë të Europa League ndaj Visla Krakovës.
Edhe pse skuadra polake militon në ligën e dytë, arriti të siguronte një “biletë” europiane fale fitimit të Kupës, duke sfiduar kështu në raundin e parë, ekipin e Tahir Batatinës.
Dueli u zhbllokuar mjaft herët, teksa në minutën e 2-të, Sapala kaloi në avantazhi Vislën e Krakovës.
Vlen të theksohet fakti se atmosfera në stadium ishte elektrizuese, me tifozët vendas që kishin mbushur shkallët.
Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Llapit nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, teksa në minutën e 90+5, vendasit shënuan edhe golin e dytë me Rodadon.
Dueli i kthimit do të luhet pas 1 jave në Podujevë.
