Vendos goli i Brrutit, Malisheva mposht Buduçnostin në sfidën e parë eliminatore

Malisheva ka nisur me fitore aventurën në turin e parë eliminator të Conference League, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Buduçnostin e Podgoricës.

Në derbin ballkanik ishte Brruti ai që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 67’, pasi mori një pasim nga sulmuesi i huazuar nga Laçi, Sobowale, ndërsa më pas rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë sukses, Malisheva hedh një hap drejt kalimit në turin tjetër, ndonëse rezultati minimal lë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet një javë më vonë në kryeqytetin malazez Podgoricë.