Manchester United e bleu 40 milionë euro, por e shet te Girona për vetëm 1 milion
Girona ka zyrtarizuar nënshkrimin me Donny Van de Beek nga Manchester United.
Një përforcim i profilit të lartë nga ekipi që surprizoi sezonin e kaluar në La Liga e që do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.
Klubi katalanas e blen mesfushorin holandez për më pak se një milion euro me disa shtesa lehtësisht të arritshme që do ta çonin transfertën në 5 milionë.
Përfshihen edhe variabla të tjerë më të ndërlikuar që do të arrinin deri në 15 milionë në total.
Van de Beek ishte prej kohësh objekt i dëshirës së Gironas në merkaton e fundit të dimrit, por futbollisti u josh nga ideja për t’u bashkuar me Eintrachtin e Frankfurtit në formë huazimi, ku rikuperoi një pjesë të një futbolli që tërhoqi të mëdhenjtë e Evropës kur luajti për Ajaxin.
Vite më parë e kërkoi edhe Reali i Madridit, por ishte Manchester United që e mori mesfushorin për rreth 40 milionë euro.
