CONFERENCE LEAGUE/ Zhgënjen Partizani, nuk fiton dot përballë modestëve maltezë (VIDEO)

Paraqitje zhgënjyese e Partizanit!

Skuadra e Orges Shehit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” në duelin ndaj maltezëve të Marsaslok, të vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës.  

Edhe pse “Demat e Kuq”, ishin favoritë absolutë në letër për ta fituar këtë duel, nuk arritën të triumfonin. 

Murataj gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 2-të, ndërkohë që Juri vendosi baraspeshën në minutën e 15-të.  

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola.

Edhe rastet e rrezikshme të Partizanit në këtë pjesë ishin me pikatore.

Gjithçka ngelet e hapur në sfidën e kthimit pas 1 jave, për sa i përket kualifikimit, që për “Demat e Kuq” është një detyrim.

VIDEO:

https://streamin.one/v/e2f001a6

https://streamin.one/v/097cf281