Me VIDEO/ “Kosova është zemra e Serbisë” - Thirrje antishqiptare në Bosnje! Egnatia mundet mes tensionit dhe me 2 kartonë të kuq

Egnatia është mundur në ndeshjen e saj të parë të kualifikueseve në Ligën e Kampioneve.

Kampionët në fuqi të Superligës kanë regjistruar dje një disfatë 1-0 në transfertën ndaj Borac Banja Luka në Bosnje.

Ka qenë një ndeshje shumë e çuditshme e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për rrogozhinasit.

Që në fillim tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste.

Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR.

Egnatia u mundua të rezistonte dhe dukej se po ia arrinte qëllimit. Por në shtesën e takimit, një pavëmendje solli golin e avantazhit të vendasve, që tentuan me ngulm të shënonin edhe të dytin.

Ndreca më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq të kësaj ndeshje, duke bërë që rrogozhinasit ta mbyllnin ndeshjen me vështirësi, por me një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e kualifikimit.

Me VIDEO/ “Kosova është zemra e Serbisë” - Thirrje

THIRRJET ANTI-SHQIPTARE

Por gjithsesi vëmendjen më të madhe e ka tërhequr një moment që s’ka të bëjë aspak me futbollin dhe që përbën një skandal.

Në mes të stadiumit, u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb në qendër të saj, ndërsa loja vijoi normalisht për minuta të tëra edhe pse qartësisht e dallueshme për arbitrat dhe drejtuesit e ndeshjes.

Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj.

Ndërkohë në stadium pati edhe kore raciste, dhe lojtarët e Egnatias protestuan duke kërkuar ndërprerjen e ndeshjes duke detyruar delegatin e UEFA-s të zbresë në fushë për të sqaruar situatën.

Pas shumë minutash, spikeri i stadiumit paralajmëroI tifozët e vet se do të ndërpriteJ ndeshja përfudimisht nëse ka kore antishqiptare.