Euro 2024/ Drejtësia për finalen do vendoset nga një francez, UEFA cakton gjyqtarët për Spanjë - Angli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 14:28
Do të jetë francezi, François Letexier, arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e madhe të 14 Korrikut në Berlin, për Euro 2024. Ishte vetë UEFA, që komunikoi kështu zgjedhjen e arbitrit të finales.
Letexier është 35 vjeçar dhe është arbitër i FIFA-s, që nga vitit 2017. Ai ka gjykuar gjithsesj 65 ndeshje zyrtare në karrierën e tij. Ai do të jetë i ndihmuar nga asistentët Cyril Mugnier e Mehdi Rahmouni, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë polaku Szymon Marciniak.
