HOLANDË-ANGLI/ Spektakël në Dortmund, Kane barazon nga pika e bardhë e penalltisë
Holanda dhe Anglia masin forcat në gjysmëfinalen e dytë të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan të arrijnë në finalen e madhe të Berlinit më 14 korrik, aty ku i pret Spanja.
“Tulipanët” kanë treguar një lojë të bukur, edhe pse me raste me ulje-ngritje, teksa testi i vërtet do të jetë pikërisht kundër skuadrës së Gareth Southgate.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” kanë treguar luhatje, teksa kualifikimin deri këtu e ka arritur vetëm falë kohës shtesë dhe penalltive.
18′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Kane shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
7′ GOOOL HOLANDA 1-0/ Simons provon me një gjuajtje nga distanca dhe e çon në rrjetë.
HOLANDA: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo.
ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Mainoo, Rice, Saka; Bellingham, Foden; Kane.