Sonte luhet gjysmëfinalja tjetër, Anglia sfidon Holandën në një duel pa favoritë
Mbrëmjen e sotme Europiani vijon me një tjetër gjysmëfinale emocionuese mes Anglisë dhe Holandës. Dy kombëtare të mëdha që do të luajnë me synimin për të marrë një biletë në finalen e Berlinit.
Kombëtarja e Tre Luanëve cilësohej si një nga ekipet më favorite për të fituar trofeun në fund, por deri më tani sinjalet nuk ka qenë shumë pozitive.
Grupin e mbyllën me vetëm dy gola të shënuar, kaluan fazën e 1/8 me shumë vështirësi pasi mundën Sllovakinë, në çerekfinale arritën vetëm nga penalltitë që të eliminonin Zvicrën ndërsa tani i pret një detyrë dhe më e vështirë për të mundur Holandën.
“Tulipanët” gjithashtu e kanë patur rrugëtimin deri në gjysmëfinale ka qenë shumë i vështirë. Pengesat ishin të mëdha që në grupe, kur e mbyllën të tretët pas Austrisë dhe Francës.
Në fazën e 1/8 mundën Rumaninë me rezultatin e pastër 3-0 ndërsa çerekfinale eliminuan Turqinë pasi e mposhtën 2-1.
Në Dortmund të dyja skuadrat do të përpiqen që të japin më të mirën e tyre për të sfiduar më pas në Berlin Spanjën e De La Fuente.


