Prej orës 18 ndalohen makinat në bulevardin e Tiranës/ Policia: Mos ushtroni dhunë,  jo akteve që cënojnë sigurinë...

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, policia u ka kërkuar pjesëmarrësve dhe organizatorëve të shmangin aktet që cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe bluve. Në deklaratë po ashtu kërkohet të mos lejohet ushtrimi I dhunës ndaj bluve apo dhe medies. Po ashtu bëhet e ditur se masat e ndalimit të qarkullimit të mjeteve do të nisin prej orës 18

Prej ores 18 të gjitha rrugët drejt bulevardit kryesor të tiranës prej sheshit skënderbej drejt presidencës do të jenë të bllokuara. Policia ka bërë të ditur masat që do të marrë për protestën e paralajmëruar të opozitës e cila do të nisë nga ora 20.

Në deklaratën për mediet thuhet se nga ora 18 do të ndalohet lëvizja e automjeteve nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Përmes kësaj deklarata policia shprehet se u kërkon qytetarëve të përdorin akse të tjerë të lëvizjes në mënyrë që të mos pengojnë pjesëmarrësit në tubim.

Një tjetër apel jepet për organizatorët e protestës, të cilëve u bëhet thirrje që e drejta të ushtrohet në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionit shqiptar dhe pjesëmarrësit të distancohen nga aktë që cënojnë sigurinë e tyre dhe efektivëve dhe të mos ushtrohet dhunë ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.