VIDEO/ “Vjedhja” e lekëve të BE-së, Gazmend Haxhia paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 09:49
Gazmend Haxhia është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Aktualisht ai është në kushtet e arrestit në shtëpi, pasi Haxhia rezulton të jetë personi që ka fituar tenderin e SASPAC dhe Ministrisë së Turizmit te dosja “Beqaj” e abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, bashkë me Hoxhajn me të është edhe avokati Henrik Ligori.
Gazmend Haxhia, po ashtu është një prej aksionerëve të hotelit në Durrës, ku një pjesë e tyre u sekuestruan pak ditë më parë me urdhër të SPAK-ut.

