Vatër zjarri edhe në Klos, terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses, aktivizohen banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 08:20
Një vatër zjarri që natën e mbrëmshme është shfaqur në malin e Balgjajt në territorin e bashkisë Klos.
Raportohet se përfshihen nga flakët ahishte dhe pisha shumëvjeçare, punonjësit e bashkisë Klos dhe banorët e zonës që mbrëmë kanë shkuar për shuarjen e zjarrit.
Terreni është shume i vështirë dhe është e pamundur që të ndërhyjë zjarrfikësja. Zjarri po merr përmasa të mëdha pasi ndihmohet dhe nga era./BW
