Shtyhet seanca për dosjen "Metamorfoza", shkak mungesa e Pëllumb Gjokës, pas thyerjes së këmbës pati probleme me zemrën
Edhe këtë të enjte nuk u zhvillua senca paraprake për dosjën metamorfoza. Shkak për shtyrjen këtë të enjte u bë mungesa e Pëllumb Gjokës, i cili nuk u paraqit në seancë për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas të dhënave, investitori strategjik përveç këmbës së thyer, ka shfaqur probleme me zemren dhe sipas avokatit, ka penguar atë të kryerjë operacionin e këmbës në spitalin privat. Prane gjykatës se posaçme, prezent ishte dhe nje avokat italian, i cili kërkoi të ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që nuk u lejua për shkak se është seancë paraprake.
Avoakti italian erdhi për të monitoruar procesin, pasi pretendoi se një studio në Itali dhe një tjetër në Britaninë e Madhe po përgatiten ta dërgojnë ccështjen në Gjykatën e Strasburgut.
Më 4 maj, Prokuroria e Posaccme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau ccështjes për disa të tjerë.
Prokuroria e Posaccme deri më tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales Oltion Bistrit dhe Ardit Hasanbegaj.
