Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e 3 gjyqtarëve të çështjes së tyre

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Vendimi u mor nga gjyqtari Artur Kalaja, në seancën që nisi në orën 15.00.

Trupa do shqyrtonte kërkesën për heqje të masës shtrënguese të sigurisë “arrest në shtëpi” vendosur ndaj të dyve.

Mbrojtja e të dy palëve kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se ata kanë shqyrtuar një kërkesë të tillë më parë.