Po kryente punime në banesë, plagoset një person në Pogradec. Transportohet në spital me urgjencë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake nga policia një shtetas është plagosur gjatë kryerjes së punimeve në një banesë.

Ky shtetas është transportuar në spital dhe aktualisht është në reanimacion ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se i ka rënë një pjesë muri duke e plagosur.