Shkrumbohet nga flakët sipërfaqja e mbjellë me grurë në Humelicë të Gjirokastrës, ja çfarë dyshohet

Një parcelë e mbjellë me grurë në fshatijn Humelicë të Gjirokastrës është shkrumbuar, bashkë me prodhimin e pakorrur, nga zjarri.  Sipas informacioneve paraprake syhohet se zjarri është i vënë qëllimisht.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë arritur ta vendosin nën kontroll situatën, në mënyrë që flakët mos të përhapen në parcelat e mbjellë me dru frutorë dhe arrore. Ndërkaq policia po punon për kapjen e zjarrvënësit.