I dënuar në Kosovë për vjedhje, arrestohet 33-vjeçari në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2024, 13:58
Arrestohet në Berat një 33-vjeçar. Bëhet me dije se 33-vjeçari E. H (D.) (C), është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me burg për vjedhje.
Pritet ekstradimi i tij në Kosovë.
Komisariati i Policisë Berat
-arrestoi me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin E. H (D.) (C)., 33 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Prishtinës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
