Kush po e "djeg" Shqipërinë? Pepkolaj: Deri më tani janë 200 vatra të cilat janë shuar...

I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News" ishte specialisti i Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri, Agustin Pepkolaj, për të folur rreth zjarreve të shumta që kanë ndodhur së fundmi në disa zona të Shqipërisë.

"Ne tashmë nuk kemi 4 stinë por kemi 2 stinë, që do të thotë se temperaturat e nxehta kanë filluar dhe zjarret janë më të pranishme në territoret e Shqipërisë. 

Ne kemi pasur edhe zjarre në qarkun e Vlorës, që kanë kaluar sipërfaqe të konsiderueshme. Dje kemi pasur zjarre edhe në qarkun e Gjirokastrës, pra në bashkitë Dropull dhe Finiq. 

Kemi bërë një plan pune, ku fokusi kryesor është tek strukturat vullnetare. Grupet vullentare jemi ne, jemi ju. Ne kemi kërkuar plane masash që të ngrihen këto grupe dhe po funksionon. 

Që nga 1 korriku, temperaturat kanë qenë shumë të larta. Deri më tani janë 200 vatra të cilat janë shuar", tha Peplokaj.