Zgjedhjet në Himarë/ Kaso: Ditën e sotme do të kemi një vendimarrje të emrit të kandidatit

I ftuar në studion e lajmeve të "Ora News", nëpërmjet një lidhjeje në "Skype", ishte përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, për të folur për zgjedhjet në Himarë.

"Besoj që përzgjedhja e emrit i takon organeve më të larta drejtuese të opozitës së bashkuar, pasi opozita edhe në këto zgjedhje do të garoj në një format që ne jemi mësuar ta shohim, sidomos në proçeset e fundit zgjedhor, pra koalicionit zgjedhor. Ka për të qenë një kandidat i opozitës së bashkuar. Opozita e bashkuar po vlerëson një seri kandidaturash. Besoj se brenda ditës së sotshme ose të nesërme do të kemi një vendimarrje përfundimtare të emrit të kandidatit", tha Kaso.