Tabaku: Modeli ekonomik është alternativa e pakicës dhe largimi i 6 shqiptarëve në orë

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka postuar në rrjetet sociale një mesazh në lidhje me shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT për rritjen ekonomike dhe rënien e popullsisë.

Deputetja demokrate vuri në dukje se rritja ekonomike ështe e dobët dhe bazohet tek ndërtimi ndërkohë që sektorë si bujqësia, që ka 20% të PBB, dhe industria kanë një rënie të qartë duke treguar dhe arsyen përse Shqipëria boshatiset.

Tabaku shprehet se arsyeja e boshatisjes është ekonomia shqiptare, sipas saj nëse sot ikin 6 shqiptarë në orë kjo vjen nga një vizion ekonomik që nuk promovon konkurrencën dhe meritokracinë por një ekonomi të kapur. 

Reagimi i plotë

Me të gjitha pikëpyetjet që ka procesi që ndoqi INSTAT por  njëkohësisht dhe vërtetësia e të dhënave të Censusit pamja sot e Shqipërisë nga pikëpamja e ekonomike por dhe shifrave që ato përcollën,sigurisht që tregon situatën që ka kapluar vendin në këto dhjetë vite.

Shqipëria sot ka të njëjtin numër banorësh si në 1979,cdo orë largohen 6 shqiptarë. Dhe jo më kot e kërkojmë përgjigjen se pse largohen shqipëtarët, kur shohin modelin ekonomik,kur shohin shifrat që reflektohen qoftë në bujqësi, qoftë në shëndetësi,qoftë në arsim që gjithmonë e më shumë po tregojnë një Shqipëri të zbrazur, që përgjigjja qoftë për largimin, qoftë për mungesën e alternativës lidhet sigurisht me modelin ekonomik.

Nga bujqësia që është sektori kryesor që ka 20% të PBB, ka 20 muaj që është në rënie. 1.73% rënia në të dhënat e fundit të publikuara. E sigurisht që ky model ekonomik që nuk ofron alternativë e zgjidhje për shumicën po që ofron alternativë e zgjidhje vetëm për pakicën do të reflektojë diku, qoftë në këtë shpopullim por qoftë dhe në largimin masiv që po i ndodh qyteteve. Cdo vit,largohet një qytet me 50.000 banorë. Ky është alarmi kryesor që ka Shqipëria, një model ekonomik që i mban njerëzit këtu, që kontribuojnë këtu e që japin zgjidhje këtu.