Vota e emigrantëve, Krrashi: PS ka bërë më shumë se në 30 vite për të, opozita vonoi dakordësinë
I ftuar në Ora News, deputeti i PS-së, Lavdërim Krrashi u shpreh se PS ka qenë një forcë politike që ka diskutuar 3 vitesh e fundit për votën e Diasporës.
Ai shtoi se vota e emigrantëve dhe dakordësia për reformën zgjedhore nuk është arritur pasi opozita ka pasur problemet e veta, prandaj PS nisin e vetme një propozim.
Krrashi: Kemi propozuar ligjin për herësin dhe votën e emigrantëve. Sa i takon votës së diasporës që jeton jashtë, ka një kontekst: për fat të mirë kemi 30 vite që pas çdo vit kemi pasur rekomandime nga OSBE dhe nga qytetarët shqiptarët, për të votuar nga vendi ku ata jetojnë. Aq sa është diskutuar për të drejtën e votës së Diasporës në 3 vitet e fundit nuk është diskutuar as në 30 vitet e fundit.
Kemi krijuar një komision ad hoc për reformën zgjedhore, dhe jo për fajin e PS-së, por për shkak të zhvillimeve në kampin e opozitës e ka bërë të pamundur këtë gjë. Arritëm në mars një dakordësi. Ndërkohë edhe sa i takon këtij komisioni ne si PS kemi paraqitur një draft më të shkurtër dhe kemi krijuar grupin e dialogut, por edhe aty për të njëjtat arsye nuk u arrit marrëveshje. Prandaj nuk mund ta linim pa adresuar këtë shqetësim të shqiptarëve.
