Kraja: SPAK me dy standarde, duhet të kishte sekuestruar të gjitha asetet e grupit kriminal 5D
I ftuar në Ora News, Akil Kraja shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Sali Berisha, u shpreh se SPAk po vepron me dy standarde në raport me dosjen 5D.
Ai shtoi se nëse do të ishin sekuestruar të gjitha asetet duhet të ishim në stadin e grupit kriminal dhe nënkupton se Veliaj do të shkonte si i hetuar.
Kraja: Akuza e opozitës është për një SPAK me 2 standarde, sepse lidhur me 5D i lanë muaj kohë të akuzuarve dhe i copëzuan, pasi jo të gjitha pasuritë e tyre janë sekuestruar. Para pak minutash është bërë një test ndërsa telefonoi për rezervim hotelin që duhet të ishte në sekuestruar.
Nëse do të ishin sekuestruar të gjitha asetet duhet të ishim në stadin e grupit kriminal dhe nënkupton se Veliaj do të shkonte si i hetuar. Është ai që ka firmosur dhe është përfituesi direkt i këtyre skemave, sepse është deklaruar se është financuar fushata elektorale. Prandaj jemi të revoltuar sepse Berisha mbahet nën arrest, por nuk merr deri në fund me drejtorët e bashkisë. Ata janë një grup i strukturuar kriminal që SPAK nuk po di shkon deri në fund.
