KQZ i hoqi mandatin Belerit, Meta: Prova e radhës e kapjes së shtetit dhe drejtësisë, gjithçka e dirigjuar nga Ëngjëll Agaçi

Partia e Lirisë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë pasditen e sotme. I pranishëm në mbledhje ishte dhe presidenti i PL-së, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta komentoi edhe heqjen e mandatit të Fredi Belerit dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve në Himarë.

Sipas tij këto ngjarje tregojnë provën e radhës të kapjes totale të shtetit dhe drejtësisë nga "narkoshteti dhe ramaforma".

Meta tha se gjithçka ishte e dirigjuar personalisht nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, të cilin e cilësoi si shefi i vërtetë i SPAK. 

“Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narkoshteti i Edi Ramës dhe Ramaforma e tij dhe Dum Dumanëve të tij që ka të bëjë pikërisht me shpallen e pavlefshmërisë së mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, të cilin pasi e pengun të betohej duke e burgosur politikisht, pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, që tregon provën e radhës të kapjes totale të shtetit dhe drejtësisë nga narko shteti, Ramaforma dhe mafia ndërkombëtare që pastron para në vendin tonë.

Institucionet e shtetit që nuk reagojnë me emergjencë në rastet e emergjencave kombëtare si në rastin e tërmetit tragjik që e paralajmëruam apo në rastin e COVID19.

Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirë koordinuar sipas regjisë së ekzekutuar personalisht nga sekretari general Engjëll Agaçi i cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe i këtij torollakut që jep intervista off record, ishte pikërisht Agaçi edhe në rastin e Himarës urdhëroi, koordinoi çdo hap procedurial në fudnksion të projektit personal të Edi Ramës, i cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Belerin tani ka për objektiv të të gjithë Himarën”, tha Meta.