Aksident në aksin “Velipojë-Shkodër”/ 39-vjeçarja humb kontrollin e automjetit, dëmtohet pasagjerja e mitur

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar  një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.