Propozimi i PS-së për Kodin Zgjedhor/ Hoxha: Opozita kundër votimit të emigrantëve me postë

Analisti, Poli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se opozita është kundër votimit të emigrantëve me postë.

Hoxha: Patjetër që ka dështuar sepse kemi dy kohë.

Kemi një kohë që ka qenë i vendosur dhe i vendosur nga parlamenti një komision bipartizan i cili drejtohej në atë kohë po nga krahu i mazhorancës nga Gjiknuri dhe nga Alibeaj nga krahu i PD.

Komisioni i parë bipartizan i cili kishte edhe veton opozita, u hoq vetoja e opozitës.

Arriti deri që të dëgjojë shoqërinë civile, ekspertët, u prit dhe  nga OSBE ODIHR.

E kishte vënë një farë mënyrë në vijë, kishte një draft konkret nga PD në atë kohë e përfaqësuar në atë kohë nga Alibeaj dhe papritur pas një marrëveshje të grupit të Berishës dhe të grupit Rama u prish ai dhe filloi diçka tjetër.

Filloi një komision dialogu i cili veproi në mënyrë gati sekrete.

Opozita është kundër votimit të emigrantëve me postë.