Salianji: Propozimi i PS për reformën zgjedhore i heq të drejtën e votës miliona shqiptarëve

Pas draftit të publikuar nga Partia Socialiste lidhur me reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD-ja.

Deputeti demokrat Ervin Salianji shkruan se propozimi i PS-së depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet.

Salianji: Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet! Në 11 Korrik ora 20:00 protesto!