E PLOTË/ Kreu i SPAK-ut bashkëbisedim me gazetarët, Dumani: Ja çfarë po ndodh me dosjet e bujshme
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve për çështje të rëndësishmë që kanë të bëjnë me punën e institucionit që ai drejton.
I pyetur nga gazetarët për vendimin e Gjykatës së Apelit për për përcaktimin e bandës së hajdutëve të Erion Veliajt në inceneratorin e Tiranës si grup i strukturuar kriminal, rasti i Namik Simixhiut është shprehur se gjyqtari nuk mund të ngrejë akuzë pa pyetur atë.
Gjykata e Apelit dha vendim për Namik Simixhiun, në dispoziciv gjykata dhe gjyqtari Dhimitër Lara ngriti akuzë që nuk është në kërkesën tuaj. A po hetohet inceneratori i Tiranës si grup kriminal? Apo ka lajthit gjykata?
Pyetje - përgjigjet:
- Ahmetaj, në çfarë faze janë procedurat? Mërtiri, Llala, Stela Gugallaja do ekstradohen?
Dumani: Besoj e dini rolin e Prokurorisë, ne jemi institucion që i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë.
- Gjykata e Apelit dha vendim për Namik Simixhiun, në dispoziciv gjykata dhe gjyqtari Dhimitër Lara ngriti akuzë që nuk është në kërkesën tuaj. A po hetohet inceneratori i Tiranës si grup kriminal? Apo ka lajthit gjykata?
Dumani: Kjo çështje është në hetim paraprak, s’mund të jap informacione. Gjyqtari i hetimit paraprak nuk mund të ngrejë akuzë. Ne si prokurore dhe unë… Gjyqtari nuk mund të ndërhyjë në këtë moment procedural.
- A është në përfundim dosja “Metamorfoza” dhe a ka procedim më vete?
- 21 janari, si do procedohet? Do të regjistrohet?
Dumani: Ne do zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë. Ndiqet procedura normale. Ndoshta mund të ketë nevojë dhe për koordinim.
- Prokuroria e Tiranës duhet të shpallë moskompetencë?
Dumani: Këtë e thatë ju, nuk e thashë unë.
- A ka hetim pasuror për Berishen, në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen “Partizani”?
Dumani: Janë bërë hetimet pasurisë për Berishën.
- Ahmetaj, procedurat për azil, e pengon ligji?
Dumani: Dy procedura nuk mund të zhvillohen në të njëjtën kohë.
- “RAI 3” dha një dokumentar, ku pjesë ishte dhe Ahmetaj. SPAK gjatë kësaj kohe ka nisur shumë procedime kryesisht.
Dumani: Lidhur me cështjet e incineratorëve, kemi procedime te regjistruara. Dhe deklaratat e dhëna nga Ahmetaj, vlerësohen në kuadër të procedimeve që kemi nisur. Një nga të pandehurit edhe dhe Ahmetajt.
- Lidhur me dosjen “Partizani”, kur do përfundojnë hetimet?
Dumani: Kur të përfundojnë hetimet, kur ta vleresojnë.
- Ka hetim pasuror për “5D”?
Dumani: Nuk kam asnjë koment.
- Akuzat e Metës ndaj Dumanit...
Dumani: Nuk kam asnjë koment për të bërë.
- Keni informacion që Këlliçi thotë se drejtoret e “5D”-së po firmosin nga burgu tendera?
Dumani: Këlliçi dhe gjithkush është i lutur të dorëzojë kallëzim.
Fondet IPARD?
Dumani: Për fondet IPARD, do ruaj të njëjtin standard. Është çështje në hetim paraprak.
- Keni ngritur një kërkesë per shtimin e numrit të agjentëve të BKH-së. Aktualisht, problem është vetëm numri i ulët i agjentëve?
Dumani: Për hetuesit, numri 20 prej prokurorëve është për momentin mjaftueshëm. Për numrin e hetuesve kemi rënë dakord me drejtuesen e BKH-së për rritjen e numrit.
- Skema e mashtrimit me mikro-kreditë, sa kallëzime ka për këtë çështje? Ka hetim të regjistruar dhe për cilat akuza?
Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompentencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK-ut. Ka kërkesa të shumta nga qytarë, ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën tonë.
- Kur SPAK zbret në gjykatë dhe pastaj firmosin urdhrat nga gjykata. Për zyrtarët e bashkisë Tiranë ka pasur kërkesë nga SPAK për zyrtarët. Ka pasur masë për Erion Veliajn, bllokim pasaporte apo masë tjetër?
Dumani: Reagimi është ai që kemi bërë dhe zyrtarisht, ju e keni marrë reagimin tonë.
- Javët e fundit ka qenë në fokus Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, çfarë statusi kanë këta dy persona?
Dumani: Çështja është në hetim, nuk mund të jap asnjë koment
- A ka zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë në hetim?
Dumani: Është çështje në hetim, çdo e dhënë që paraqet interes për hetimin, prokurori duhet ta hetojë.
- Për Ahmetajn, keni pasur shkëmbim me partnerët?
Dumani: Është konfidencialitet me autoritetet.
- Për Durim Bamin, keni ngritur shqetësimin për ekstradimin, në çfarë faze është ekstradimi? Si do zgjidhet ngërçi?
Dumani: Kemi detyrim vetëm të bëjmë kërkesë për ekstradim.
- Si janë marrëdhëniet me Policinë e Shtetit? Nisur nga operacioni me Arben Ndokën.
Dumani: Shumë të mira. Një pjesë shumë e vogël nuk bën pis punën e policisë dhe ne bashkëpunojmë çdo ditë me ta.
- Përmes një shkrese që ka nxjerrë në “Facebook” Gazment Bardhi rezulton që keni hapur dosjen “Xibraka”, a ka bërë kallëzim Bardhi? Dhe e dyta, me një kallëzim të PD, fraksioni Basha ndaj Belinda Ballukut lidhur me një tender në portin e Durrësit, është regjistruar kallëzimi? Ka persona nën hetim?
Dumani: Për pyetjen e parë, po SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedim penal për dosjen “Xibraka”, po hetohet.
Ne kemi disponuar mosfillimin dhe thuhet qartësisht që nuk ka bërë kallëzim Bardhi. Për pyetjen e dytë, nuk e kam këtë informacion. Jo çdo gjë që bëhet në institucion e kam. Jam i pa përgatitur në këtë pyetje.





