Altin Dumani reagon për akuzat e Metës: Për deklaratat e bëra nga ish-presidenti...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 12:09
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për mediat dhe ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratat që presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë ndaj tij.
“Nuk kam asnjë koment për deklaratat e bëra nga ish-presidenti Ilir Meta”, tha ai, teksa shtoi se nuk mund të japë informacion për statusin e Metës dhe Monika Kryemadhit.
Ndërkohë, Dumani bëri me dije se është regjistruar procedim penal për çështjen e Xibrakës dhe informoi se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim.
VIDEO E PLOTË/ Kreu i SPAK-ut bashkëbisedim me gazetarët, Dumani: Ja çfarë po ndodh me dosjet e bujshme
