VIDEO/ Altin Dumani flet për ekstradimin e Ahmetajt: Ne kemi procedime për inceneratorët
Kreu i Prokurorisë së Psaçme, Altin Dumani ka folur gjatë një takimi me gazetarët.
I pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zviceriane. Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3.
Dumani u pyet edhe mbi intervistën e dhënë nga Ahmetaj për një dokumentar në Rai3. Ai tha se lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim.
“Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”, u shpreh kreu i Prokurorisë së Posaçme.
Kreu i SPAK u ndal edhe te ekstradimet e të kërkuarve shqiptarë nga Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.
“7 procedura zyrtare ekstradimi kemi me Dubain, pasi në informacionet që ne kemi, aty ndodhen të dyshuarit që u kemi firmosur urdhërarreste ndërkombëtare”, tha Dumani.
VIDEO E PLOTË/ Kreu i SPAK-ut bashkëbisedim me gazetarët, Dumani: Ja çfarë po ndodh me dosjet e bujshme

