LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Devoll, raportohet për disa të plagosur
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në afërsi të fshatit Progër në Devoll ku një mjet ka dalë nga rruga.
Raportohet për të plagosur, teksa policia është duke shkuar drejt vendngjarjes dhe ende nuk dihet se sa persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas policies, në mjët udhëtonin 5 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur, pasi mjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Devoll/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


