VIDEO/ Për 6 minuta nga Ferri në Parajsë! Harakiri në Berlin, Holanda përmbys Turqinë në “Olympiastadion”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 22:46
Pas shumë e shumë përpjekjesh, Holanda ka arritur të përmbysë shifrat ndaj Turqisë.
Fillimisht një krosim perfekt në zonë kapet në mënyrën më të mirë të mundshme nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Stephan de Vrij, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje perfekte për të barazuar rezultatin në minutën e 70-të.
Përmbysja e shifrave erdhi vetëm 6 minuta më pas. Nga një rrëmujë në zonën e turqve kë përfituar më së miri lojtari i Liverpool, Codi Gakpo, i cili me një goditje të lehtë mposht portierin Gunok.
