Turqia bën surprizën, Holanda në dizavantazh

Njëra mes Holandës dhe Turqisë do të jetë skuadra e fundit që do të vazhdojë Europianin e Gjermanisë në fazën gjysmëfinale.

“Tulipanët” kanë treguar një formë mjaft të mirë deri në këtë pikë të Europianit, por nuk mbetet pas as Turqia e Montellës, që ka zhvilluar një turne në nivel fantastik.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin nga minuta e parë, teksa Montella do të duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin Merih Demiral, por rikthehet në fushë kapiteni Hakan Calhanoglu.

Ndërkaq në fushë Turqia shfaqet dominante, duke kaluar në avantazh në minutën e 35.