VIDEO/ PLAS GRUSHTI KEQ - Tifozët e Anglisë provokojnë gjermanët pas eliminimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 19:03
Gazeta britanike Daily Mail publikoi pamjet e sherrit të dhunshëm mes tifozëve anglezë dhe atyre gjermanë.
Sherri nisi pasi tifozët anglezë nisën të tallin tifozët gjermanë pas eliminimit të tyre nga kompeticioni.
Dhjetëra persona u përfshinë në sherrin që nisi fillimisht me disa fyerje dhe sharje.
Policia u desh të ndërhynte për të shuar sherrin mes tifozëve. Gjatë sherrit u përdorën edhe gota dhe shishe birre.

