Anglia dhe Zvicra në kërkim të gjysmëfinales, ja formacionet zyrtare

Anglia përballet me Zvicrën për të siguruar një biletë në gjysmëfinalet e Euro 2024.

Anglia ka kaluar pa shumë shkëlqim deri tani në çerekfinalet e turneut, duke vuajtur sidomos në turin e mëparshëm e duke qenë vetëm pak sekonda larg eliminimit përballë Sllovakisë.

Ndaj për skuadrën e Gareth Southgate fitorja sot dhe me lojë bindëse duket tashmë një “detyrim” që shton edhe më shumë trysninë mbi të.

Nga ana tjetër,  motivimi dhe besimi është maksimal te Zvicra e udhëhequr në fushë nga kapiteni shqiptar Granit Xhaka dhe kërkojnë të surprizojnë ndaj “Tre Luanëve”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia dhe Zvicra në kërkim të gjysmëfinales, ja formacionet