Ish-ministri i Shëndetësisë në pranga/ Kikia: Prokuroria theu mitin që Beqaj nuk do të prekej
Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News u shpreh se me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, prokuroria theu edhe mitin për Beqajn ku shumëkush mendonte se nuk do të prekej.
Kikia: Një dosje e hapur të paktën zyrtarisht një vit më parë dhe që ka çuar në arrest një ish-zëvendës ministër dhe nja dy sipërmarrës të tjerë të cilët kishin fituar tenderin e Sterilizimit të mjeteve të kirurgjisë në spitalin qendor të Tiranës.
Natyrisht që lajmi në mëgjes për arrestimin e Beqajt automatikisht çoi në një lidhje me këtë çështje duke qenë se ajo është një histori me përmasa shumë të mëdha financiare.
Por më pas u konfirmua se arrestimi i tij nuk ka të bëjë me çështjen e Sterilizimit por lidhet me një detyrë tjetër që ka pasur Beqja si drejtues i një agjencie përmes së cilës kalojnë fondet që BE jep për të mbështetur projekte të ndryshme në Shqipëri.
Projekte që më herët menaxhoheshin nga institucionet ndërkombëtare, por me vendimin e qeverisë shqiptare ato u përqëndruan në një agjenci të vetme dhe drejtimi i kësaj agjencie iu besua Beqajt.
Lajmi është që prokuroria shkoi dhe theu mitin për Beqajn, për të cilin shumëkush mendonte se nuk do të prekej.
