Banesa në Lezhë përfshihet nga flakët, dëme të mëdha materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Dajç të Lezhës.

Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë soba e gatimit duke djegur totalisht njërën nga dhomat e banesës së kryefamiljarit Lazer Gazullit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz veç dëmeve meteriale, pasi familjarët kanë qenë jashtë në momentin e rënies se zjarrit.