Tjetër vdekje në plazh, i moshuari humb jetën sapo futet të lahet në Zvërnec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 11:30
Sot, në Zvërnec, shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
